Vashat e Kosovës U-20 kanë pësuar humbje nga Sllovakia me shifrat 71-38 (26:11, 17:6, 12:12, 16:9), në kuadër të FIBA U20 Women’s European Challengers, takim që u zhvillua në Shkup.
Sllovakia e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 26:11. Edhe në periodën e dytë, vashat sllovake vazhduan me lojë të mirë, por më pas u këndellen vashat kosovare, derisa perioda e dytë përfundoi 17:6, duke shkuar në pushim me shifrat 43-17.
Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë, çka tregon edhe rezultati 12:12. Edhe 10 minutat e fundit ishin të barabartë, por në fund sllovaket krijuan epërsi dhe triumfuan në fund 71-38.
Te Kosova u dalluan Astera Tuhina me gjashtë pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime dhe Dea Pushkolli me 11 pikë.
Ndeshjen e ardhshme, Kosova e zhvillon ndaj Luksemburgut, të enjten nga ora 17:00.
Orari
Sllovakia-Kosova 71:38
15 korrik
17:00 Kosova-Luksemburgu
17 korrik
17:00 Rumania-Kosova
18 korrik
21:00 Maqedonia Veriore-Kosova