Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në konkurrencën e meshkujve nesër (e premte) zhvillon ndeshje miqësore me Malin e Zi U-18.
Sipas njoftimit në faqen e FBK-së, takimi zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga ora 19:30.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të përgatitjeve para FIBA Kampionatit Evropian U20, Divizioni B, i cili do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Në listën e përzgjedhësit të Kosova U-20, Dritero Sefaja, deri më tani janë 16 lojtarë, ku në listën e ngushtë do të jenë vetëm 12 lojtarë.
Takimi është e hapur për publikun ndërsa hyrja do të jetë falas.