Site icon Telegrafi

Kosova U-20 mposhtet thellë nga Holanda

Basketbollistët e Kosovës U-20 janë mundur nga Holanda 40:88 (11:26, 15:22, 5:19, 9:21), në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Portugali.

Djelmoshat kosovarë po fitojnë përvojë nga ky Kampionat, derisa gjenden në një grup shumë të vështirë.

Këtë e ka treguar edhe humbja e thellë nga Holanda me rezultat 80:44.

Lojtari më i dalluar te “Dardanët” ishte Dardan Kapiti që shënoi dhjetë pikë e gjashtë kërcime.

Lexo po ashtu Kosova U-20 mposhtet thellë nga Estonia në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian

Kjo ishte humbja e dytë e thellë për djelmoshat e Kosovës pas asaj nga Estonia të premten.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta ketë ndaj Armenisë, të dielën nga ora 19:15. /Telegrafi/

Exit mobile version