Telegrafi

Kosova U-20 luan përballë Luksemburgut

(Foto: basketbolli.com)

Sot (e enjte) Kosova U-20 do të përballet me Luksemburgun U-20 te femrat në kuadër të ‘FIBA U-20 Women’s European Challengers’, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Për vashat e Kosovës kjo do të jetë ndeshja e dytë në këto gara, pas humbjes nga Sllovakia me shifrat 71-38.

Në anën tjetër, Luksemburgu hyn pas dy ndeshjeve, një fitore dhe një humbje. Luksemburgu fitoi ndaj Maqedonisë së Veriut me shifrat 55-79 dhe pësoi nga Sllovakia 47-67.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet në YouTube.

Pas këtij takimi, Kosova të shtunën do të ndeshet me Rumaninë dhe të dielën ndaj Maqedonisë Veriore.