Kosova U-20 ka pësuar humbje nga Bjellorusia U-20 me rezultat 101-60 (22:17, 21:17, 26:9, 32:17), në kuadër të ‘FIBA Men’s European Challengers’, që po zhvillohet në Hungari.
Periudha e parë ishte kryesisht e baraspeshuar, ku për një nuancë bjellorusët ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 22:17.
Dardanët barazuan shifrat në periodën e dytë, që po ashtu ishte e barabartë deri në katër minutat e fundit, 34:34, kur Bjellorusia filloi shkëputjen dhe përfundoi pjesën e parë në të mirë të saj 43-34.
Bjellorusia nuk u ndal dhe vazhdoi me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë, që ishte fatale për djelmoshat kosovarë, 26:9, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:43. 10 minutat e fundit ishin formale dhe Bjellorusia triumfoi në fund 101-60.
Te Kosova u dalluan Mirlind Zekaj dhe Rron Thaçi me nga 16 pikë dhe Fatlind Shoshaj me 10 pikë e pesë asistime.
Kosova ndeshjen e ardhshme e zhvillon nesër (e mërkurë) ndaj Hungarisë nga ora 19:30.