Telegrafi

Kosova U-20 humb në fund nga Suedia

(Foto: basketbolli.com)

Djelmoshat tanë e filluan ndeshjen shumë mirë, madje duke shkuar në pushim me një pikë dallim apo me rezultat 39:40.

Edhe çereku i tretë ishte i barabartë, ku Dardanët po jepnin maksimumin, si në pjesën e sulmit, ashtu edhe të mbrojtje.

Ndërsa çereku i fundit ishte vendimtar ku arritëm të shënonim vetëm 16 pikë, ndërsa kundërshtari shënoi 24.

Lexo po ashtu Dardanët e rinj luftuan deri në fund, por pësuan nga Gjeorgjia

Te Kosova në këtë ndeshje u dallua Bardh Istrefi me 21 pikë, si dhe Visar Ejupi me 15 pikë të tjera.

Kjo ishte humbja e dytë për Kosovën U20 në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Ndeshja e ardhshme do të jetë të martën kundër Azerbajxhanit.