Site icon Telegrafi

Kosova U-19 nuk ia arrin të futet në raundin elitë për kualifikime në Kampionatin Evropian

Kosova U-19 që udhëhiqet nga Ramiz Krasniqi e ka mbyll fazën e parë të eliminimeve në vendin e  fundit në grup me dy barazime dhe një humbje.

Ata ishin në një grup të vështirë me kombëtare si Hungaria (vendase), Austria dhe Sllovenia.

Dy ndeshjet e para Kosova i ka mbyllur pa gola ndaj Hungarisë dhe Austrisë, duke tubuar dy pikë dhe duke qenë në luftë për dy pozitat e para.

Por në ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisë të zhvilluar të martën ata pësuan humbje me rezultat 4-1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje, por edhe në mbarë turneun e shënoi sulmuesi i Bochum, Gentrit Limani.

Kosova e ka mbyllur turneun në vendin e fundit me dy pikë nga tri ndeshje.

Hungaria dhe Sllovenia kalojnë tutje nga ky grup. /Telegrafi/

Exit mobile version