Telegrafi

Kosova U-18 pëson nga Maqedonia e Veriut

(Foto: basketbolli.com)

Basketbollistët e Kosovës U-18 pas fitores ndaj Shqipërisë, kanë pësuar nga Maqedonia e Veriut me rezultat 92-64, në ndeshjen e zhvilluar në Shkup.

Ky takim u zhvillua në kuadër të turneut në Shkup, ku po merr pjesë edhe Bullgaria.

Pikërisht të dielën Kosova do të ballafaqohet me Bullgarinë nga ora 18:00.

Këto ndeshje do t’i ndihmojnë Kosovës U-18 për tu përgatitur sa më mirë për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që zhvillohet në Rumani.

Kosova është në Grupin D së bashku me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.