Kosova U-18 ka përfunduar fazën e grupeve në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Rumani.
Dardanët e rinj në ndeshjen e fundit kanë pësuar nga Portugalia me rezultat 72-47 (23:12, 16:11, 24:12, 9:12).
Erhan Sholla ishte më i dalluari te Kosova edhe në këtë ndeshje me 16 pikë e gjashtë kërcime.
Tashmë Kosova do të luajë për pozitat 17-24.