Kosova U-18 në konkurrencën e meshkujve pas fitores ndaj Shqipërisë me rezultat 85-62 do të përballet me Moldavinë.
Ndeshja do të zhvillohet të enjten në Tiranë nga ora 19:00. Fillimisht sonte (e mërkurë) do të përballen Shqipëria dhe Moldavia (19:00), kurse me ndeshjen Moldavia-Kosova të enjten, do të mbyllet faza e grupeve.
Dardanët zhvilluan një lojë shumë të mirë përballë kuqezinjve dhe kanë bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales, megjithatë kërkojnë fitoren kundër Moldavisë për të siguruar vendin e parë në grup.
Dy vendet e para kualifikohen në gjysmëfinale, kurse vendi i tretë luan për pozitat 5-7.
Synimi i Kosovës U-18 është që të paktën të arrijë deri në finale të kësaj gare që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.