Skuadra e Kosovës U-18 në hendboll (djemtë) ka nisur me ndeshjet në Kampionatin Evropian të Divizionit B që të hënën filloi në Riga të Letonisë.
Përfaqësuesja jonë është përballur me përfaqësuesen nikoqire. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19-6.
Ndeshja përfundoi me fitoren e Letonisë ndaj Kosovës me rezultat 37-17.
Ishte kjo ndeshja e parë zyrtare për këtë gjeneratë. Shpresohet për paraqitje më të mira në vazhdim të kampionatit.
Ndeshjen e dytë Kosova e luan të martën me Maqedoninë e Veriut.