Site icon Telegrafi

Kosova U-18 në hendboll i gëzohet fitores së parë

(Foto: kosovahandball.info)

Të mërkurën u luajtën ndeshjet e radhës në IHF Tophy për zonën evropiane.

Në grupmoshën U-18 u zhvilluan dy ndeshje, ku Kosova e ka shënuar fitoren e parë duke e mposhtur Shqipërinë me rezultat 43-10.

Dukshëm më tepër rivalitet ka pasur në takimin Bullgaria – Gjeorgjia.

Me rezultatin 31-30 fitore ka shënuar Gjeorgjia.

Kështu gara për vendin e parë në grupmoshën U-18 bëhet e fortë dhe e paparashikueshme.

Exit mobile version