Telegrafi

Kosova U-18 në hendboll fillon përgatitjet për Evropian

(Foto: kosovahandball.info)

Hendbollistët e Kosovës U-18 mblidhen të premten (13:00-14:00) në Gjakovë, ku do të përgatiten për Kampionatin Evropian të Divizionit B. Hendbollistët tanë do të luajnë në Evropianin që mbahet në Letoni prej 8 deri më 14 gusht.

Kosova është në grupin A së bashku me Maqedoninë e Veriut, Letoninë dhe Turqinë. Në grupin B janë Zvicra, Luksemburgu dhe Belgjika. Kosova U-18 ndeshjen e parë e luan ndaj Letonisë më 8 gusht.

Më 9 gusht është ndeshja me Maqedoninë e Veriut, ndërsa më 11 gusht me Turqinë. Më pas luhet edhe për plasman përfundimtar. Ndeshjet luhen në Riga. Hendbollistët e Kosovës U-18 i pret fazë intensive përgatitore dhe një Evropian sfidues.

Deri sot (e enjte) në Gjakovë kanë ushtruar hendbollistët e Kosovës U-20, që sonte udhëtojnë për në Varna të Bullgarisë ku paraqiten në Evropian. Më poshtë paraqesim hendbollistët e ftuar në grumbullimin e Kosovës U-18.

Lista e lojtarëve:

Nr. Emri Mbiemri Klubi
1 Amar Muqolli KH Besa Famgas
2 Olsi Mulaj KH Besa Famgas
3 Granit Kadiri KH Rahoveci
4 Agon Bytyqi KH Kastrioti
5 Altin Cacaj KH Besa Famgas
6 Gent Bajrami KH Deçani
7 Elton Gashi KH Kastrioti
8 Jon Çoçaj KH Prishtina
9 Sadri Dragaj KH Trepça
10 Luigj Kolaj KH Vëllaznimi
11 Labinot Kerleshi KH Vëllaznimi
12 Erjon Hoxha KH Vëllaznimi
13 Flodi Kameri KH Vëllaznimi
14 Elion Goçi KH Zhegra
15 Drin Radoniqi KH Besa Famgas
16 Aldijon Cacaj KH Deçani
17 Erjol Dautaj KH Deçani
18 Andi Rexhahmetaj KH Deçani
19 Ardrin Dobraj KH Deçani
20 Elton Hysenaj KH Deçani
21 Olt Kabashi KH Besa Famgas
22 Edonis Hajra KH Besa Famgas