Basketbollistët e Kosovës të grupmoshës nën 18 vjeç do të luajnë në finale të Kampionatit Evropian në kuadër të Divisionit C.
Përfaqësuesja jonë U-18 në gjysmëfinale triumfoi ndaj Irlandës me gjashtë pikë epërsi (69-55).
“Kosova në finale të Kampionatit Evropian U18, Divizioni C, që po mbahet në Prishtinë”.
“Kombëtarja jonë e basketbollit mposhti në gjysmëfinale Irlandën, 69:55. Urime dhe suksese në finale”, thuhet në njoftimin e KOK.
Në finale, Kosova U-18 do të luajë kundër basketbollistëve qipriotë të të njëjtës grupmoshë.
Qiproja U-18 në gjysmëfinale fitoi kundër Monakos U-18 me rezultat 76-64.
Përballja finale do të zhvillohet të dielën nga ora 19:30. /Telegrafi/