Telegrafi

Kosova U-18 humbi nga Bjellorusia

(Foto: basketbolli.com)

Kosova U-18 ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë përballë Bjellorusisë, por në fund ka pësuar humbje 83-74 (16:11, 27:18, 24:24, 16:21), në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Rumani.

Dardanët e rinj kanë luftuar deri në fund, edhe pse nuk ia arritën qëllimit. Në pjesën e dytë ishin më të mirë, ku çereku i tretë përfundoi 24:24, derisa të fundit e fitoi Kosova 21:16.

Erhan Sholla shënoi 21 pikë, derisa Donat Rexhepi shtoi 14 dhe Albin Berisha 12.

Ndeshjen e fundit në grupe, Kosova e zhvillon ndaj Portugalisë të mërkurën nga ora 19:45.