Telegrafi

Kosova U-18 bëri paraqitje të mirë, por nuk fitoi ndaj Suedisë

(Foto: basketbolli.com)

Basketbollistët e Kosovës U-18 kanë zhvilluar një ndeshje fantastike përballë Suedisë, por në fund janë mundur me rezultat 76-60 (20:18, 23:16, 7:10, 26:16).

Dardanët e rinj kanë luftuar mjaft fort në këtë duel, dhe në çerekun e katërt e afruan rezultatin në 50:48, por më pas ndodhi një rënie dhe suedezët shënuan fitoren e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, U-18 në Rumani.

Erhan Sholla dhe Albin Berisha shënuan nga dhjetë pikë për Kosovën. Pa marrë parasysh humbjen, lojtarët e Kosovës nuk janë dorëzuar për asnjë moment në këtë përballje.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është ndaj Austrisë, të dielën nga ora 13:00, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Sidoqoftë, Dardanët e rinj nuk kanë presion dhe kanë udhëtuar për të përfaqësuar sa më mirë vendin në këtë Evropian.