Kosova U-16 në konkurrencën e meshkujve po vazhdon me përgatitje. Djelmoshat e rinj pas grumbullimeve që kishin në fundjavën e kaluar, do të kenë dy stërvitje, të premten dhe të shtunën.
Stërvitja e parë do të jetë të premten (nesër) nga ora 17:00-20:00 në ISP Marigona, kurse stërvitja e dytë do të jetë të shtunën nga ora 10:00-12:00 në ISP Marigona.
Nën udhëheqjen e Dritëro Sefajës, basketbollistët e rinj të Kosovës po përgatiten për FIBA U-16 European Challengers, që do të mbahet në Prishtinë nga 16 deri më 21 gusht.
Në këtë grup Kosova garon me Luksemburgun, Shqipërinë, Gjibraltarin, Moldavinë dhe Maltën. Në FIBA U-16 European Challengers garojnë gjithsej 31 shtete.
Përveç Kosovës U-16, grumbullime të rregullta kanë edhe U-18 dhe U-20 te meshkujt. Po ashtu edhe Përfaqësuesja A e femrave po stërviten intensivisht, ashtu si edhe Kosova U-20 te femrat.