Telegrafi

Kosova U-15 fitoi ndaj Maqedonisë së Veriut në të dyja konkurrencat

(Foto: basketbolli.com)

Kosova U-15 ka përfunduar turneun në Edirne të Turqisë me fitore në të dyja konkurrencat. Vashat kanë fituar me Maqedoninë e Veriut me rezultat 52-42.

Fitore ndaj Maqedonisë së Veriut shënuan edhe djemtë me rezultat 80-67.

Kosova këtë turne e mbyll me dy fitore në konkurrencën e meshkujve dhe dy humbje, kurse femrat kanë arritur vetëm një fitore dhe tri humbje.

(Foto: basketbolli.com)

Në turneun FIBA Europe Youth Development për veç Kosovës kanë marrë pjesë edhe katër shtete të tjera Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Njëherësh ky është turneu i fundit i këtij cikli të FIBA Europe Youth Development Fund, i cili është organizuar nga një herë në secilin nga vendet që kanë marrë pjesë.