Site icon Telegrafi

Kosova triumfoi, por spanjollët po “çmenden” pas golit prej 30 metrave të talentit të Realit (Video)

Kosova e grupmoshave të reja U-21 ka shënuar fitore në kuadër të kualifikimeve për evropian.

Përfaqësuesja jonë triumfoi para shikuesve të vetë kundër Norvegjisë me rezultat 3-2.

Në fakt, norvegjezët kishin epërsi prej dy golave kundër skuadrës sonë, ku golashënues ishin Morten Thorsby dhe Martin Odegaard.

Goli i këtij të fundit ka bërë bujë të madhe edhe në shtetin spanjoll pasi që lojtari është pjesë e Real Madridit ndërsa u huazua te Herenveen.

Lexo po ashtu Kosova ka të ardhme të sigurt, U-21 triumfojnë sërish kundër Norvegjisë (Video)

Norvegjezi realizoi gol prej gjuajtjes së lirë në minutën e 35-të ndërsa distanca ishte rreth 30 metra.

Golat për fitoren e Kosovës i shënuan Florent Hasani dhe Enis Bytyqi, ku ky i fundit realizoi dygolësh. /Telegrafi/

https://youtu.be/iye4x5ASogQ

Exit mobile version