Sukseset e sportit të Kosovës po rritën dita e ditë.
Një medalje e argjendtë dhe dy të bronzta, është bilanci i Përfaqësues së Kosovës në boks, në turneun ndërkombëtar “Trofeu i Podgoricës”.
Leonit Kuqi fitoi të argjendtën në +91 kilogram, ndërsa me të bronztën u stolisën, Fatlind Ternava (56 kg) dhe Drilon Thaçi (64 kg).
Kosova në turneun e organizuar në Mal të Zi tradicionalisht fiton medalje, edhe pse konkurrenca nuk është e vogël.
Në këtë turne marrin pjesë shtete nga i gjithë Ballkani. /Telegrafi/KOK/