Site icon Telegrafi

”Kosova Thëngjilli” fiton sërish tenderin për shitje të thëngjillit

Pas shumë protestave punëtorët e “Kosova Thëngjilli”, ia ka dalë sërish të fitojë në garën për furnizuesin me thëngjill.

Megjithatë , KEK-u, Komisioni për Miniera dhe Minerale nuk kanë mundur të garantojnë se do të mund t’u përgjigjen në tërësi kërkesave të tregut.

Isuf Mehmeti anëtar i bordit të “Kosova thëngjillit”, ka konfirmuar se tashmë kanë fituar tenderin për shitjen e 300 mijë tonëve thëngjill në vit. Ndërsa për borxhet prej 4 milion euro të kësaj kompanie është thënë se do të ri-programohen. “Ne jemi fitues të tenderit në vlerë prej mbi 400 mijë euro. Mendoj që këtë herë do të mund të përmbushim kërkesat e tregut”, i ka thënë Mehmeti, Radio Kosovës.

Zëdhënës i KEK-ut, Viktor Buzhala, thotë se për kërkesat e tregut duhet të mendoj Komisioni për Miniera dhe Minerale. “Tenderi për shitjen e thëngjillit është në proces vlerësimi . I takon kompanisë të përmbush obligimit për furnizim sipas kërkesave të KEK-ut”, tha Buzhala.

Kryetari i Bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale Ahmet Tmava ka thënë se po shqyrtohet mundësia për dhënien e licencave të tjera për eksploatim të thëngjillit.

Kosova llogaritet vendi i pestë në botë për kah rezervat e thëngjillit përkatësisht rreth 13 miliardë tonë, sa vlerësohet sipas një strategjie të Qeverisë dhe një raporti të Bankës Botërore.

Sipas të dhënave të Doganave, gjatë një viti, vendi ka importuar rreth 100 mijë ton thëngjill në vlerë prej 11 milionë euro, për shkak se KEK-u ia kishte shkëputur kontratën kompanisë “Kosova Thëngjilli”, për shkak të borxheve të mbledhura. /Telegrafi/

Exit mobile version