Telegrafi

Kosova Tex eksporton xhinse në Gjermani

Drejtori i përgjithshëm i Kosova Tex Nexhmedin Ejupi, tha se eksporti për në Gjermani kap shumën prej 230 mijë eurove.

“Përveç eksportit për Gjermani jemi në negociata që produktet tona ti plasojmë edhe në Itali e SHBA”, theksoi Ejupi.

Ai ka bërë të ditur se në fabrikë punojnë 300 punëtorë në pesë model të xhinseve të cilat prodhohen tash për tash vetëm për tregun jashtëm, me një çmimi kogja të lartë për xhepin e kosovarëve. /Telegrafi/