Teixeira këtë deklaratë e ka dhënë një ditë para takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes të Bashkimit Evropian, që fillon sot në Portugali, ku Kosova do të jetë një ndër temat e takimit.
"Negociatat dhe arritja e një marrëveshjeje janë në tavolinë. Asnjë opsion tjetër, përfshirë hapat e njëanshëm nga cilado palë, nuk do të duhej të lejohet në dhomën e bisedimeve", ka thënë ai. /REL/