Site icon Telegrafi

Kosova do të nënshkruaj kredinë me BERZH-in për Fondin e Depozitave

Sot në Ndërtesën e Qeverisë do të bëhet ceremonia e nënshkrimit te Marrëveshjes ndërkombëtare të garancisë shtetërore për linjën e dytë kreditore ndaj Fondit për Sigurimin e Depozitave, ndërmjet Ministrisë së Financave, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Fondit për Sigurimin e Depozitave.

Marrëveshja ndërkombëtare për garancinë shtetërore për linjën e dytë kreditore do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Avdullah Hoti, Drejtoresha e BERZH-it për Kosovë Elena Petrovska.

Ndërsa, Marrëveshja e huas ndërmjet BERZH-it dhe FSDK-së do të nënshkruhet nga Drejtoresha e Fondit për Sigurimin e Depozitave të Kosovës Violeta Arifi, dhe Drejtoresha e BERZH-it për Kosovë Elena Petrovska. /Telegrafi/

Exit mobile version