Të martën (3 mars), Kosova në futboll do t’i mësojë kundërshtarët e ardhshëm në Ligën e Kombeve të UEFA-s, ku këtë vit është pjesë e Ligës C dhe kundërshtarë mund ta ketë edhe Shqipërinë.
Kjo garë i mundësoi Kosovës, përveç suksesit edhe rritjen dhe besimin në kualitetin që kanë.
Shorti për edicionin 2020\21 për Ligës së Kombeve do të tërhiqet në Amsterdam nga ora 18:00.
Kosova në edicionin e parë në këtë garë e zuri vendin e parë dhe për mes saj e siguroi një biletë për play-off, që mund t’ia sigurojë edhe një vend në Euro 2020.
Në play-off, ndeshjen e parë Kosova e luan në Shkup ndaj Maqedonisë Veriore me 26 maj, që është edhe ndeshja gjysmëfinale, e në rast fitoreje do të luajë në finale ndaj Gjeorgjisë ose Bjellorusisë, varësisht se cila fiton.
Liga e Kombeve është bërë një mundësi e mirë për ekipit më të vogla, që të jetë pjesë e Kampionateve Evropiane.
Edicioni i shkuar dhe suksesi i madh
Kosova në edicionin e parë të Ligës së ish në nivelin më të ultë, atë të Ligës D.
Djelmoshat e Bernard Challandes ishin në grup me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.
Kosova mori katër fitore dhe dy barazime, për ta mbyllur në vendin e parë me 14 pikë.
Ky sezon në Ligën C dhe kundërshtar i mundshëm është Shqipëria
Falë suksesit në vitin 2018, Kosova ka kaluar në Ligën C të Ligës së Kombeve, që është niveli i tretë.
Kosova në short do të jetë në vazon e dytë, ku bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, Bjellorusia dhe Qipron.
Në vazon e parë janë Greqia, Shqipëria, Mali i Zi e Gjeorgjia. Pikërisht Shqipëria mund të jetë një kundërshtar i Kosovës.
Në vazon e tretë janë Estonia, Sllovenia, Lituania e Luksemburgu, ndërsa në vazon e katërt Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani e Moldavia.
Kosova në cilin do grup që bie do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje dhe ato do të zhvillohen brenda tre muajve (shtator, tetor, nëntor).
Ndeshjet e para : 3–5 shtator 2020
Ndeshjet e dyta: 6–8 shtator 2020
Ndeshjet e treta: 8–10 tetor 2020
Ndeshjet e katërta : 11–13 tetor 2020
Ndeshjet e pesta: 12–14 nëntor 2020
Ndeshjet e gjashta : 15–17 nëntor 2020
/Telegrafi/