Site icon Telegrafi

Kosova do të luante me Bjellorusinë, por Federata Evropiane e Hendbollit përjashton bjellorusët dhe Rusinë

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka reaguar pas gjendjes së krijuar në Ukrainë dhe rekomandimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të larguar nga garat ndërkombëtare sportistët e Rusisë dhe Bjellorusisë.

Komiteti Ekzekutiv i EHF-së vendosi që të pezullojë klubet dhe ekipet kombëtare të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vlen deri në një njoftim tjetër.

Lexo po ashtu Sportistët rusë dhe bjellorusë pezullohen nga të gjitha garat ndërkombëtare të patinazhit në akull

Të kujtojmë që Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll do të duhej të luante me Bjellorusinë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Varna të Bullgarisë prej 14 deri më 23 korrik. Sipas shortit, Kosova është në grup me Bjellorusinë, Zvicrën, Rumaninë dhe Ukrainën.

Ndërkohë Kombëtarja U18 e Rusisë është në një grup tjetër të Evropianit në të cilin Kosova paraqitet në muajin gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version