Site icon Telegrafi

Kosova të luajë me Kolumbinë?

E përditshmja sportive “Sport plus”, duke u thirrur në burimet e saj të afërta me kreun e FFK-së, Fadil Vokrri, ka bërë të ditur se ky i fundit së bashku me disa kompani që merren me organizimin e ndeshjeve janë në bisedime me Federatën e Kolumbisë dhe gjasat janë të mëdha që pikërisht skuadra e katërt në renditjen botërore të jetë rivali i parë i Kosovës.

Me Kolumbinë janë në bisedime edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët po ashtu ende nuk kanë gjetur kundërshtar, por duket se fakti që për Kosovën ndeshja e 5 marsit do të jetë historike, ka bërë që edhe kolumbianët ta shohin më me interes zhvillimin e miqësores kundër kosovarëve. Ndërkohë, si opsione mbeten edhe Senegali, Ishujt Faroe, Xhamajka, El Salvadori dhe Mauritania.

Pritet që gjatë ditës së sotme drejtuesit e FFK-së të japin ndonjë hollësi rreth mundësisë që Kolumbia të jetë rivali i miqësores së 5 marsit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version