Telegrafi

Kosova do të luajë me Greqinë me tifozë, por në stadium do të jenë një numër i limituar

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë fitoren e parë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Dardanët kanë triumfuar 0-1 në udhëtim te Gjeorgjia, falë një goli të shënuar nga Vedat Muriqi.

E ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon të dielën në Prishtinë, ku përballë do ta ketë Kombëtaren e Greqisë.

Duke parë situatën alarmante me pandeminë COVID-19 në vendin tonë, ndeshja do të zhvillohet pa tifozë të shumtë në shkallet e stadiumit.

Megjithatë Telegrafi ka mësuar se në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të jenë të pranishëm një numër prej rreth 1000 tifozëve.

Bileta nuk kanë dalë fare në shitje dhe të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në këtë takim do të jenë si ftesa, kryesisht për anëtarët e tifo grupit të Kosovës, Dardanët.

Vlen të theksohet se tifozëria fantastike e Kosovës, Dardanët kanë përgatitur një koreografi të bukur për këtë sfidë.

Kosova do të jetë nikoqire e Greqisë të dielën me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/