Site icon Telegrafi

Kosova të largohet nga CEFTA dhe të aplikoj si shtet (Video)

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se Kosova duhet ta rinegocioj Marrëveshjen e CEFTA-së.

Krasniqi ka thënë se Kosova duhet të aplikoj si shtet.

“Fatkeqësisht Kosova prej momentit të nënshkrimit të CEFTA-së në vitin 2006 nga ana e Qeverisë së Kosovës, kjo Marrëveshje ka qenë një pengesë e jashtëzakonshme e zhvillimit rajonal, ka qenë një dështim i jashtëzakonshëm i qeverisë së atëhershme për arsye se nuk e kanë nënshkruar me kushte dhe mbrojtje të produkteve siç i kanë mbrojtur shumica e vendeve, ku të gjitha produktet që kanë hyrë në Kosovë kanë pasur taksën zero”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se Kosova nga CEFTA duhet të largohet si UNMIK dhe të aplikoj si shtet.

Lexo po ashtu Krasniqi: Taksa për prodhimet e Serbisë të kthehet në reciprocitet (Video)

“Ne nga fillimi kemi kërkuar që Kosova të dal nga CEFTA si UNMIK, sepse në vitin 2008 na e kemi shpallur pavarësinë dhe jemi shtet sovran. Ne nuk guxojmë të përfaqësohemi në asnjë institucion ndërkombëtar si UNMIK apo si një shtet tjetër dhe kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ne kemi kërkuar që të shfrytëzohet kjo mundësi që Kosova ta njoftoj CEFTA-në e të largohet si UNMIK dhe të aplikon si republikë e Kosovës”, ka shtuar ai.

Krasniqi ka folur për problemet me të cilat përballet sektori privat në vend si dhe për lehtësirat që duhet krijuar bizneseve për të rritur numrin e të të punësuarve dhe për taksën prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. /Telegrafi/

Exit mobile version