Telegrafi

Kosova do të hap ambasadën edhe në Tajlandë

Foto: Arkiv

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Kosova do të hap ambasadën e saj në Tajlandë.

Pacolli ka thënë se hapja e ambasadës do të bëhet me datën 22 dhjetor.

“Më 16 dhjetor e kemi inauguruar Konsullatën e Përgjithshme në Hamburg. Më 22 dhjetor do të hapim Ambasadën në Tajlandë”, ka thënë Pacolli në Klan Kosova.

Ndryshe, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka hapur misione diplomatike dhe ambasada nëpër vende të ndryshme në botë./Telegrafi/