Site icon Telegrafi

Kosova takohet me Turqinë: Kjo e fundit ka më shumë humbje se fitore në 94-vjetët e fundit

Kosova do të ballafaqohet nesër (e diele) me kombëtaren turke në kuadër të kualifikueseve të botërorit Rusia 2018.

Përfaqësuesja jonë shpreson në rezultat pozitiv pas analizave të bëra gjatë ditës së djeshme të stafit teknik dhe lojtarët.

Por, kombëtarja turke nuk ka qenë kaq e fortë sa në të kaluarën bazuar në numrin e fitoreve dhe humbjeve, transmeton Telegrafi.

Në historinë 94-vjeçare, kombëtarja e Turqisç ka pasur 549 paraqitje në të gjitha garat, ku ka 214 humbje, 207 fitore dhe 127 barazime gjersa ka shënuar 720 gola kundrejt 793 të pranuara.

Por, vlen të theksohet se nën drejtimin e trajnerit aktual Fatih Terim, kombëtarja turke ka 134 ndeshje me bilanc prej 69 fitoreve, 32 humbjeve dhe 33 barazime. Turqia ka pësuar 138 gola ndërsa ka shënuar 201 sosh.

Ndryshe, takimi do të zhvillohet në stadiumin shkodran të Loro Boriçit me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version