Site icon Telegrafi

Kosova do ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore në Shkup

(Foto: Facebook/FFK)

Skuadra e Kosovës tashmë ndodhet në Shkup dhe është akomoduar në një hotel në afërsi të stadiumit “Todor Proeski”, ku edhe do të zhvillohet nesër (e enjte) përballja ndaj Maqedonisë së Veriut.

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), të zgjedhurit e Bernard Challandes do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore, ndërsa paraprakisht do të mbajnë edhe një konferencë për media.

“Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Shkup dhe është akomoduar në ‘Park Hotel&Spa’, në afërsi të stadiumit ‘Tose Proeski’, ku të enjten në mbrëmje në orën 20:45 do ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian kundër Maqedonisë së Veriut”.

“Sot në orën 18:00, Dardanët do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para kësaj përballjeje, derisa paraprakisht në orën 17:30 do të mbahet konferenca për media”, thuhet në një njoftim në faqen e FFK-së në Facebook.

Lexo po ashtu Dardanët nuk i lënë vetëm asnjëherë lojtarët e Kosovës: Pritja madhështore e tifozëve në Han të Elezit në rrugëtimin drejt Shkupit

Kujtojmë që të enjten (8 tetor) me fillim nga ora 20:45 në Arena ‘Todor Proeski’ në Shkup, Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian.

Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offi’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version