Site icon Telegrafi

Kosova do ta ketë stadium nacional në vitin 2019, ‘Adem Jashari’ gati në qershor

Pamje nga stadiumi që ishte vizituar nga Veseli

Sonte në emisionin “Përballje” është diskutuar për gjendjen në futbollin e Kosovës.

Ibër Alaj, drejtor i sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini, Sport tha se stadioni olimpik “Adem Jashari” do të jetë i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare në në muajin qershor.

“Mendojmë që stadioni olimpik Adem Jashari, do të adaptohet që në Qershor të jetë i gatshëm dhe ndeshja e parë do të të luhet dhe do ta bëjmë me standarde”, ka thënë Alaj.

Ibër Alaj në emisionin ‘Përballje’

Sipas tij Ministria e Sportit në vazhdimësi po punon që përmirësojë infrastrukturën e sportit e në vecanti atë të futbollit.

“Jemi duke investuar në të gjitha komunat e Kosovës, në stadiume, në terene të fushave ndihmëse, kështu që sa i përket edhe ndërtimit të stadionit nacional shpresojmë që në vitin 2019 ta kemi stadionin nacional të ndërtuar”, ka deklaruar Alaj në emisionin “Përballje” të transmetuar në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Exit mobile version