Site icon Telegrafi

Kosova synon të vazhdojë përpara në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë.

Hendbollistët tanë kanë zhvilluar të dielën dy stërvitje, nën urdhrat e selektorit të ri, Bujar Qerimi.

Përzgjedhësi Qerimi është i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohen përgatitjet.

“Puna është duke ecur si duhet, ashtu si e kemi menduar. Kemi disa probleme të vogla me lëndime e po ashtu pandemia ka sjellë probleme. Disa lojtarë nuk kanë stërvitur shumë dhe si duhet. Si pasoj e kësaj kanë lëndime të vogla”.

“Po mundohemi t’i pushojmë për të qenë të gatshëm që t’i bëjnë ballë Rumanisë, përkatësisht që të bëjmë lojën më të mirë të mundshme. Përballë e kemi një shtet që hendbollin e ka ndër sportet më të mira. Lojtarët janë të vetëdijshëm se duhet të japin më shumë se që pritet prej tyre për të nxjerrë rezultat pozitiv”, thotë selektori Qerimi.

Ai ka thënë se fillimisht synohet stabilizimi i ekipit dhe në afat të shkurtër të bëhet hapi para.

Exit mobile version