Site icon Telegrafi

Kosova synon të anëtarësohet me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po merr pjesë në Konferencën Ministrore të Frankofonisë, e cila si temë qendrore ka “Qeverisja e mirë: Garancia e stabilitetit politik, ekonomik dhe kulturor për qytetarët frankofonë”.

Sipas njoftimit të ministrisë, Kosova është anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe statusin e vet synon ta avancojë në anëtar me të drejta të plota në Samitin e ardhshëm të kësaj organizate, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë.

Lexo po ashtu Kosovës i avancohet statusi në Frankofoni, bëhet anëtare e asociuar

“Në margjinat e kësaj konference dyditore, Ministrja Gërvalla po shfrytëzon mundësinë e takimeve me shumë përfaqësues të shteteve anëtare Frankofone nga Afrika dhe jo vetëm, kryesisht shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, me qëllim lëvizjen e tyre në drejtim të njohjes sa më parë të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Ndryshe, Kosova është bërë anëtare e asociuar në Organizatë Ndërkombëtare të Frankofonisë pesë vite më parë, në Samitin e 17-të që i zhvilloi punimet në Jerevan të Armenisë. /Telegrafi/

Exit mobile version