Kosova do të ketë ballafaqimin më të vështirë të mundshëm në kualifikimet për kampionatin evropian të vitit 2020.
“Dardanët” do të luajnë sonte kundër kombëtares së Anglisë në stadiumin e Southamptonit – St Mary’s, i cili ka kapacitet prej 32505 ulësesh.
Përfaqësuesja jonë në këtë takim vjen pas një serie prej 15 ndeshje pa humbje ndërsa Anglia nuk ka humbur në këtë fazë të garave që nga viti 2007.
https://www.youtube.com/watch?v=mx39lYi-dlc
Kosova ndeshjen e fundit ka shënuar fitore me rezultat 2-1 kundër Republikës Çeke gjersa “Tre Luanët” kanë shkatërrua kombëtaren bullgare me rezultat 4-0.
Bernard Challenders po ballafaqohet me mungesa të shumta gjersa Gareth Southgate ka pothuajse ekipin e kompletuar për sfidën e sotme, e cila duhet të fillojë në ora 20:45.
Ndryshe, Kosova zë pozitën e dytë të renditjes tabelore të Grupit A me tetë pikë ndërsa Anglia është lider me nëntë pikë. /Telegrafi/