Telegrafi

Kosova synon portin e Shëngjinit

Më parë, qeveria shqiptare i ka bërë një ftesë qeverisë së Kosvës për të financuar dhe për të nxitur edhe investime private në mënyrë që në Shëngjin të ndërtohet një port që do t’i shërbejë Kosovës.

Dhënia e Portit të Shëngjinit për Kosovën është në vazhdën e hapjes së rrugëve të bashkëpunimit dhe të të ndihmës edhe infratrukturës nga Shqipëria në Kosovë.
Bashkë me korridorin Durrës-Kukës-Prishtinë, ndërtimi i Portit shihet si mundësia më e mirë për ecurinë e Kosovës dhe bashkëpunimin me Shqipërinë.

Kosova sipas ekspertëve do të ketë mundësi më të mëdha në shkëmbimet tregtare me botën.

Deri tani më së shumti Kosovës i ka shërbyer Porti i Durrësit, por dhe të tjera porte të vendeve të Adriatikut.

Kjo hapje e mundshme e Portit të Shëngjinit është mirëpritur dhe nga qarqet e biznesit kosovar.

Por deri në pritje të vënies në punë të këtyre kapaciteteve madhore të infrastrukturës, bashkëpunimi ndërkufitar megjithë hapat e shënuar, ka ende shumë për të bërë në të dy anët e kufirit, që lidhen me pesë pika të kalimit ku vetëm njëra është me satusin e doganës. /bbc/