Site icon Telegrafi

Kosova synon fitore vendimtare ndaj Greqisë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e nis vitin sot (e mërkurë) me një ndeshje të vështirë ndaj Greqisë në rrugën për të arritur raundin e dytë të kualifikimeve për Botërorin e Vitit 2023.

Dardanët janë gati për të arritur raundin e dytë kualifikues të Botërorit në hendboll.

Kosova do ta nis vitin sot me ndeshjen ndaj Greqisë, e cila do të luhet me fillim nga ora 19:15 në palestrën e “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë.

Ekipi jonë aktualisht është e fundit në grup me një pikë nga dy ndeshje, po aq sa ka edhe Belgjika, ndërsa grupin e udhëheq Greqia me katër pika dhe Turqia renditet e dyta me dy pikë.

Ndryshe, përfaqësuesja e hendbollit në muajin dhjetor të vitit të kaluar i ka luajtur dy ndeshje miqësore me Kuvajtin, të cilat i ka fituar.

Lexo po ashtu Kosova fiton ndaj Kuvajtit në miqësore

Kosova të dielën e luan në udhëtim  ndeshjen e dytë ndaj Greqisë, ndërsa më 12 janar luan me Turqinë në Prishtinë.

Ndeshja e fundit e Kosovës është më 15 janar ndaj Belgjikës po ashtu në udhëtim.

Ekipi jonë synon dy vendet e para në grup, që mundësojnë avancimin në fazën e dytë kualifikuese për Botërorin e vitit 2023. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version