Asnjë vend i Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, nuk është destinacion për refugjatët nga Lindja e Mesme. Rrugët e Ballkanit janë përdorur nga refugjatët vetëm si korridor drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Drejtori i Departamentit për Shtetësi Azil dhe Migracion, Valon Krasniqi ka deklaruar për Tribuna Channel se këtë vit në vendin tonë ka pasur një numër të vogel të kërkesave për azil.
Ai ka thënë se edhe në ndonjë rast të përfshirjes të ndonjë fluksi të madh të refugjatëve, Kosova është mjaft e përgatitur për tu përballur me situata të tilla edhe pse ata posedojnë vetëm fondin për pritje të flukseve normale.