Site icon Telegrafi

Kosova sot zhvillon ndeshjen e fundit për eliminatoret “EuroBasket 2017”

Kosova zhvillon sonte ndeshjen e fundit në kuadër të eliminatoreve për “EuroBasket 2017” ku do të përballet me Bullgarinë.

Ndeshja zhvillohet në palestrën Minatori në Mitrovicë, ku ekipi i Arben Krasniqit do të kërkojë fitoren e parë.

Ndeshja do të fillojë në ora 20:00.

Në këtë ndeshje Kosova duhet të bëjë pa përforcimin e madh Justin Doellman i cili është kthyer në Spanjë te skuadra e tij, Barcelona.

Këto eliminatore kanë qenë dështim për Kosovën, pasi që ka pësuar pesë humbje në po kaq takime dhe atë me rezultat të thellë. /Telegrafi/

Exit mobile version