Në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2018, Kroacia- Kosova, që do të zhvillohet më 2 shtator në Zagreb, nesër më 28 gusht, në orën 11:00, në hotel “Emerald”.
Përzgjedhësi i Kombëtares A, Albert Bunjaku do të mbajë një konferencë për media, ku edhe do ta bëjë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat e ardhshme kualifikuese.
Përveç ndeshjes si mysafire kundër Kroacisë, Kosova do të luajë edhe me Finlandën, më 5 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Përfaqëuesja e Kosovës nesër do të akomodohet në hotel “Emerald”, derisa stërvitjet do t’i zhvillojë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. /Telegrafi/