Djelmoshat e përzgjedhësit, Rafet Prekazi, do të luajnë me Iranin U-21, takim që nis nga ora 14;00 me kohën tonë lokale.
Deri tani, Përfaqësuesja jonë ka luajtur katër ndeshje, nga të cilat ka tri barazime dhe një humbje.
Barazuan pa gola me Bahrainin e Arabinë Saudite, 1-1 luajtën me Shqipërinë, kurse humbën 2-0 nga Ukraina.
Në përgjithësi, Kosova ka pasur paraqitje të mira në të gjitha ndeshje, dhe në shumë sosh u ka munguar edhe fati.