Shorti për Raundin e Parë të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023 do të mbahet sot në Shtëpinë e Basketbollit (selinë qendrore të FIBA Botës) në Mies të Zvicrës me fillim nga ora 13:00.
Tetë (8) Përfaqësuese janë regjistruar për të marr pjesë në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2023 e ato janë:
Kosova, Shqipëria, Bjellorusia, Qipro, Islanda, Luksemburgu, Portugalia dhe Sllovakia.
Shorti në do të jetë “live streamed” dhe do të mund ta ndiqni në rrjetet sociale të FIBA-s dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Seed 1: Islanda dhe Bjellorusia;
Seed 2: Portugalia dhe Sllovakia;
Seed 3: Kosova dhe Qipro;
Seed 4: Luksemburgu dhe Shqipëria.
Garat në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2023 do të fillojnë në shkurt të vitit 2020 dhe do të përfundojnë në shkurt 2021.