Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme muajin shtator.
Dardanët kishin në program tri ndeshje, ku të parën e kanë fituar në udhëtim te Gjeorgjia me rezultat minimal 0-1, falë një goli nga Vedat Muriqi.
Por menjëherë pas ndeshjes, Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë, ku sot do të mbahet edhe stërvitja e radhës.
Ka qenë Federata e Futbollit të Kosovës që ka njoftuar se Bernard Challandes do ta drejtojë stërvitjen e radhës të Kosovës sot me fillim nga ora 13:30.
Seanca e radhës stërvitore do të mbahet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.
Kujtojmë që të dielën Dardanët do të përballen me Greqinë me fillim nga ora 20:45, derisa tri ditë më vonë presin Spanjën. /Telegrafi/