Kosova është duke i zhvilluar përgatitjet e fundit para ndeshjes hapëse në Ligën e Kombeve ndaj Azerbajxhanit.
Deri më tani janë mbajtur nga dy seancave brenda ditës, ndërsa brenda grupit po mbretëron një atmosferë shumë e mirë.
“Trysnia në lojë ndaj kundërshtarit, bashkëveprimi i reparteve, gjuajtjet e lira dhe ato nga pika e bardhë ishin disa nga elementet e stërvitjes së paradites dhe ato të pasdites”.
“Gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas mjekut të ekipit Murat Berisha është e mirë e stabile dhe futbollistët tash për tash janë të gatshëm për lojë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Sot do të zhvillohet stërvitja e fundit para udhëtimit në Azerbajxhan dhe nis në orën 11.00.
Para nisjes kanë folur lojtarë si Milot Rashica, Amir Rrahmani, Edon Zhegrova e Hekuran Kryeziu.
Milot Rashica, mesfushori anësor i Werder Bremen, që vjen nga një formë e mirë me skuadrën e tij, ku në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dhe ka asistuar, thotë se është shumë i motivuar për stafin e ri.
“Kemi punuar dje dhe sot dhe do të punojmë edhe në vazhdim në kushte jashtëzakonisht të mira që këto dy ndeshje të jenë në favorin tonë. Kemi ekip të mirë dhe vet jam në gjendje të mirë psiko-fizike dhe goli që shënova këtë fundjavë për skuadër me ka motivuar edhe më shumë”, ka thënë Rashica.
Edhe lideri i mesfushës Hekuran Kryeziu, është i lumtur me kushtet e ofruar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërsa thotë se do ta japin më të mirën e mundshme.
“Jemi duke u përgatitur maksimalisht në kushte të mira. Atmosfera e punës është e mirë. Të gjithë e dimë rëndësinë e garës prandaj në së cilën ndeshje do të japim më të mirën të mundshme. Unë shpresojë se kemi gjasa jashtëzakonisht të mira për të ecur tutje”, deklaroi Kryeziu.
Mbrojtësi i Dinamo Zagrebit, Amir Rrahmani, thotë se janë të koncentruar dhe e dinë se cfarë duan.
“Përgatitjet po shkojnë mirë kjo është dita e dytë dhe do të kemi edhe dy stërvitje deri në ndeshjen kundër Azerbajxhanit dhe e dimë çka duam. Jemi plotësisht të koncentruar dhe besojë se do të dalim fitues dhe jemi të vetëdijshëm që vendin i parë në grup shkon tutje. Jam i gatshëm të jap kontributin tim maksimal”, deklaroi ai.
Edhe i riu Edon Zhegrova është i entuziazmuar me fillimin e tri dhe punën.
“Kushtet për stërvitje janë të mira. Ekipi është mjaft mirë , po punohet me shumë përkushtim dhe unë besojë në rezultate të mira. Jam plotësisht i gatshëm për këto dy sfidat e para të Ligës së Kombeve. Do të japim maksimumin nga vetja duke qenë se vetëm si lider i grupit mund të kualifikohemi”, tha Zhegrova.
Kosova luan të premten në Baku nga ora 18:00. /Telegrafi/