Site icon Telegrafi

Kosova sonte përballet me Zvicrën në Bern

Kosova sonte (19:30) do të ketë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme. 

Dardanët përballen në Bern, ku presin përkrahjen nga bashkatdhetarët për ndeshjen ndaj Zvicrës, që është lidere e Grupit A, të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.

Zvicra ka dy fitore, ndërsa Kosova një fitore e një humbje. Vendasit në renditjen e FIBA-s janë në vendin e 61-të, kurse të 32-tin në Evropë. Kosova është në vendin e 74-t në botë dhe të 35-tin në Evropë.

Në vitin 2023 u përballën dy herë, ku Kosova triumfoi dy herë.

Në Prizren fitoi 76:49, derisa në Fribourg 72:76.
Pas Zvicrës, Kosova do të ndeshet me Irlandën më 24 nëntor në Dublin.

Ndërkohë, Kosova ndeshjet e fundit i zhvillon në shkurt të vitit të ardhshëm si vendas ndaj Zvicrës dhe Azerbajxhanit. /Telegrafi/

Exit mobile version