Telegrafi

Kosova sonte luan miqësore kundër Rusisë

Basketbollistët e Kosovës U-20 sonte do të luajnë ndeshjen e parë me kombëtaren e Rusisë.

Kosova U-20 nga 21 deri më 23 qershor do të marrë pjesë në një turne në Maqedoninë Veriore.

Në këtë turne do të marrin pjesë Maqedonia Veriore, Kosova, Rusia dhe Mali i Zi.

Fillimisht Kosova U-20 më 21 qershor do të luajë ndaj Rusisë nga ora 20:15, një ditë më pas do të luajë ndaj Maqedonisë Veriore nga ora 18:00 dhe më 23 qershor kundër Malit të Zi nga ora 20:15.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Kosova do t’i zhvillojë edhe katër stërvitje. Më parë Kosova kishte zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë Veriore, duke pësuar 68:67, derisa turneu në Shkup do t’i ndihmojë që të përgatiten sa më mirë për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që do të mbahet në Portugali, nga 12 deri më 21 korrik.

Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë. /Telegrafi/