Site icon Telegrafi

Kosova shumë afër fitores, Zeneli shënon golin e dytë

Përfaqësuesja e Kosovës fitoi ndeshjen ndaj Azerbajxhanit në rezultat 4-0

Kosova ka gjetur golin e dytë në duelin vendimtar ndaj Azerbajxhanit.

Pak minuta brenda pjesës së dytë ishte Vedat Muriqi ai që në mënyrë mjeshtërore e vuri në pozitë shënimi Arbër Zenelin.

I vetmuar përballë portierit mysafir ishte Arbër Zeneli që me qetësi shënoi për 2-0 duke bërë që i gjithë stadiumi të jetë në festë. Ndodhi kjo në minutën e 50-të.

Ky gol është i qetësisë për Kosovën që është shumë afër fitores historike.

/Telegrafi/

Exit mobile version