Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe nënsekretari i Ministrisë së Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe Younis AlKhouri, nënshkruan sot Marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Me këtë rast ministri i Financave Avdullah Hoti nënshkrimin e kësaj marrëveshje e vlerësoj lartë dhe shprehi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe, sidomos në arritjen e marrëveshjeve të tilla të cilat do të shërbejnë në inkurajimin e mëtutjeshëm të tregtisë dhe investimeve bilaterale”.
“Arritja e kësaj marrëveshje do të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve, por gjithashtu do të ju krijojë një ambient më të favorshëm për investime nga të dy vendet. Marrëveshja paraqet edhe një siguri mëtë madhe ligjore për të gjithë investitorët potencial të Emirateve të Bashkuara Arabe që planifikojnë për të investuar në Kosovë”, tha ministri Avdullah Hoti.
Ndërsa, nënsekretari i Ministrisë së Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe Younis AlKhourinënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka vlerësuar si moment historik,ku sipas tij përmbyllja e Marrëveshjes do të mbështesë dhe forcojë marrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet dy vendeve.
Ai gjithashtu shprehi mirënjohjet e shtetit të tij për ministrin Avdullah Hoti dhe Ministrinë e Financave për finalizimin e marrëveshjes së përbashkët dhe gjithashtu për përpjekjet e të dyja vendeve drejt një bashkëpunimi dhe marrëdhënieve sa më të mira. /Telegrafi/