Site icon Telegrafi

Kosova shkëlqen në Kampionatin Evropian

Federata e Karatesë së Kosovës (FKK), përmes një njoftimi ka bërë të ditur rezultatet e përfaqësues sonë në këtë ngjarje masovike.

Sipas këtij njoftimi, Përfaqësuesja e Kosovës nga kjo ky eveniment i madh sportive i ka sjell vendit tonë medalje të shumta.

Karateistët e vendit tonë dëshmuan cilësi të larta në një kampionat ku morën pjesë 25 shtete me mbi 1500 garues.

Karateistët tonë në Bursa të Turqisë rrëmbyen 11 medalje të arta, 9 të argjendta dhe 9 të bronzta, ndërsa në nivelin ekipor, Kosova mposhti përfaqësuesen e Azerbajxhanit dhe atë të Rumanisë.

Gara më joshëse ishte dueli në mes Kosovës dhe Azerbajxhanit, ku përfaqësuesja jonë në përbërje: Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Elhami Shabani dhe Naim Maloku arritën të mposhtin Azerbajxhanin me rezultat 2-0, ndërsa në finale Kosova mundi Rumaninë me rezultat 2-1.

Ndërkaq në ditën e fundit të këtij kampionati u zhvillua edhe Kupa Botërore e Karatesë, garën në të cilën karateistët tonë arritën 5 medalje të arta. 6 të argjendta dhe 5 të bronzta.

Kosova në këtë kampionat i prezantua me 21 karatesitë, prej tyre 10 më mbështetje të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa garuesit tjera më përkrahjen e Drejtorive Komunale apo me mbështetjen vetanake.

Rezultatet:

Kampionati Evropian i Shotokanit

Të artë:

1.Herolind Nishevci, senior +84 kg
2.Adelina Rama, juniore +59 kg
3.Delvina Muçiqi, 12-13 vjeç -35 kg

Të argjendtë:

1.Alvin Karaqi, senior -84 kg
2.Gresa Zhitia, junior -53 kg
3.Fortesa Orana,junior -59 kg
4.Meriton Byqmeti, junior -61 kg
5.Fatjona Ahmeti 12-13 vjeç -35 kg
6.Krenar Ejupi, 10-11 vjeç -35 kg

Të bronztë:

1.Astrit Halimi, senior -60 kg
2.Durim Haziri, senior -84 kg
3.Blodin Pakashtica, junior -76 kg
4.Ardit Halimi, junior -55 kg
5.Elona Kolgeci, kadete -52 kg
6.Argjend Berjani, kadet -76 kg

Në shobu Ippon:

Të artë:

1.Herolind Nishevci, senior +84 kg
2.Fisnik Rama, senior -68 kg
3.Gresa Zhitia, junior -53 kg
4.Diellza Dragusha, junior +59 kg
5.Meriton Byqmeti, junior -61 kg
6.Fortesa Orana, junior -59 kg
7.Elona Kolgeci, junior -52 kg
8.Ekiporja e seniorëve, meshkujt: Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Elhami Shabani, Naim Maloku.

Të argjendtë:

1.Alvin Karaqi, senior -84 kg
2.Orges Arifi, senior -60 kg
3.Fatjona Ahmeti 12-13 vjeç

Të bronztë:

1.Durim Haziri, senior -84 kg
2.Adelina Rama, junior +59 kg
3.Blodin Pakashtica, junior -76 kg

Në Kupën Botërore te ËSKU u arritën këto rezultate:

Të artë:

1.Fortesa Orana, junior -59 kg
2.Delvina Muqiqi, 12-13vjeç -35 kg

Të argjendtë:

1.Durim Haziri, senior -84 kg
2.Elhami Shabani, senior -75 kg
3.Argjend Berjani, kadet – 76 kg
4.Delvina Muçiqi, 12-13vjeç (kata)

Të bronztë:

1.Orges Arifi, senior -60 kg
2.Blodin Pakashtica, junior -76 kg
3.Leutrim Ejupi, 12-13 vjeç -45 kg

Në shobu Ippon:

Të artë:

1.Blodin Pakashtica, junior -76 kg
2.Elona Kolgeci, junior -52 kg
3.Delvina Muçiqi, 12-13 vjeç -35 kg

Të argjendtë:

1.Meriton Byqmeti, junior -61 kg
2.Argjend Berjani, kadet -76 kg

Të bronztë:

1.Orges Arifi, senior -60 kg
2.Leotrim Ejupi, 12-13 vjeç -45 kg. /Kosovapress/Telegrafi/
 

Exit mobile version